Ministri i Drejtësisë z.Valdet Xhaferi në Kongresin Botërorë të Drejtësisë që po mbahet në Stamboll  
     
 

17.10.2016

 
 

Ministri i Drejtësisë z.Valdet Xhaferi po merr pjesë në Kongresin Botërorë të Drejtësisë që mbahet në Stamboll nga data 17-19 Tetor.Gjatë hapjes solemne që u bë sot fjalë rasti pati nikoqiri i këtij Kongresi, ministri i drejtësisë së Republikës së Turqisë z. Beqir Bozdag si dhe presidenti i Republikës së Turqisë z. Rexhep Taip Erdogan. Ministri i drejtësisë z. Valdet Xhaferi do t'i drejtohet kongresit ditën e nesërme ku do të flasë në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtarë juridik si dhe për zgjidhjen alternative dhe kontesteve juridike.

Përndryshe ky ështe njëri ndër kongreset më të mëdha botërorë të drejtësisë ku po marrin pjesë përfaqësues nga rreth 50 shtete të botës. Shumica e delegacioneve janë të prezantuara në nivel ministrash, pastaj kryetarë gjykatash supreme, kryeprokurorë, drejtorë institucionesh për trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve e kështu me radhë. Gjatë kongresit ministri Xhaferi do të realizojë disa takime bilaterale me homologë nga vendet e rajonit dhe më gjërë.


 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk