Ministri Xhaferi realizoi takim zyrtarë me homologun e tij turk z. Bekir Bozdag  
     
 

18.10.2016

 
 

Gjatë këtij takimi ministri Bozdag shprehu falënderimin e tij të veçantë për vizitën e kolegut të tij nga Maqedonia duke shpresuar që kjo vizitë dhe ky takim edhe më tej ta thellojë bashkëpunimin e shkëlqyeshme në mes dy shteteve.

Ministri Bozdag e njoftoi ministrin Xhaferi për situatën aktuale në Turqi pas tentimit për grushtet që përjetoi shteti turk, duke njoftuar se qeveria turke dhe presidenti Erdogan janë edhe më të përkushtruar në avansimin e demokracisë dhe zhvillimin e shtetit turk. 

Poashtu, ministri Xhaferi falënderoi për mbështetjen e parezervë që shteti I Turqisë po i jep institucioneve juridike të Maqedonisë duke shpresuar se kjo ndihmë dhe kjo mbështetje do të vazhdoj edhe në periudhën në vijim. 

Veç kësaj ministri Xhaferi njoftoi edhe për shpalljen e zhgjedhjeve të 11 dhjetorit duke shpresuar që këto zgjedhje do t’I japin fund krizës politike që ka kapluar vendin muajve të fundit. 
Ministri Xhaferi ftoi homologun e tij Bozdag për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, për të cilën ftesë ministri Bozdag shprehu gatishmëri për t’iu përgjigjur pozitivisht.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk