Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi pati fjalë rasti në Kongresin ndërkombëtarë të drejtësisë që po mbahet në Stamboll.  
     
 

19.10.2016

 
 

Ashtu siç ishte paraparë, në seancën ku flitej për marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale ministri Xhaferi foli për rëndësinë e këtyre marrëveshjeve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të drejtësisë në parandalimin e krimit dhe veprave tjera joligjore por edhe bashkëpunimit në sferën civile dhe atë tregtare.

"Republika e Maqedonisë është nënshkruese e marrëveshjeve më të rëndësishme ndërkombëtare për bashkëpunim ndërkombëtarë juridik, por edhe nënëshkruese e marrëveshjeve bilaterale me gati se të gjitha vendet e rajonit si Turqinë, Slloveninë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë, Sërbinë, Malin e Zi dhe Kroacinë" u shpreh ministri Xhaferi gjatë fjalimit në këtë konferencë. Gjatë qëndrimit në këtë kongres ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi pati edhe disa takime të tjera me zyrtarë të lartë të drejtësisë në shtetin turk, si dhe janë planifikuar edhe disa takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Stamboll.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk