Ministri Xhaferi në takim protokolar me Ambasadorin e Francës z.Christian Thimonier  
     
 

31.10.2016

 
 

Ministri i drejtësisë,z.Xhaferi sot realizoi takimin e parë protokolar me Ambasadorin e ri të Francës,z.Christian Thimonier.

 

Në këtë takim ministri Xhaferi dhe Ambasadori Thimonier kanë diskutuar fillimisht për situatën politike të krijuar së fundmi në Republikën e Maqedonisë si dhe në këtë takim është biseduar rreth organizimit të zgjedhjeve që do të mbahen më 11 dhjetor , ku ministri Xhaferi i prezantoi të gjitha aktivitetet e ndërmarra në lidhje me reformat e ndryshme nga Ministria e Drejtësisë. 

 

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ndihmën që shteti Francez i ofroi Republikës së Maqedonisë në veçanti tek Akademia për Gjykatës dhe Prokuror Publik , dhe mbi të gjitha gjatë këtij takimi dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të fillojnë përgaditjet për nënshkrimin e marrveshjes bilaterale në mes dy shteteve.

 

Ambasadori Thimonier falenderoi Ministrin Xhaferi për elaborimin e informatave që kanë të bëjnë me situatën politike të vendit dhe sistemin juridik duke shprehur të dyja palët kënaqësinë për bashkëpunim të vazhdueshëm mes dy vendeve.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk