Në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë u realizuar Takim koordinues në lidhje me Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit  
     
 

27.07.2017

 
 

Takimin e hapi dhe e udhëhoqi Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, ndërsa fjalim mbajtën edhe Zëvendës Ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, si dhe kryetari i grupit të punës për hartimin e Strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësorit, Prof. Dr. Ana Pavlovska- Daneva.

Ministri mbajti një fjalim të shkurtë për Planin 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të zbatuar "Prioritetet urgjente të reformës". Ai potencoi se Ministria e Drejtësisë është bartës kryesor i reformave në gjyqësi, por së bashku me të gjithë faktorët e sistemit të gjyqësorit

Ai gjithashtu theksoi se qëllimi i këtij takimi është përfshirja aktive dhe pjesëmarrja e të gjithë faktorëve të gjyqësorit në procesin e hartimit të Strategjisë. Të pranishmit u informuan se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është formuar grup punues për hartimin e Strategjisë për reformën sektorit të gjyqësorit  me Planin e veprimit.  

Pas një debati dhe diskutimi të hapur, ministri Saliji i ftoi të pranishmit në takim që të japin kontribut të sinqertë dhe konstruktiv për reformën, në një mënyrë që të gjitha vërejtjet, sugjerimet, hulumtimet, mendimet dhe qëndrimet e tyre t'ia paraqesin grupit të punës për hartimin e Strategjisë në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri theksoi pritjet e tij për bashkëpunim të suksesshëm dhe përfundim të suksesshëm të të gjithë faktorëve të sektorit të gjyqësorit.
 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk