Në Ministrinë e Drejtësisë u mbajt takimi i parë i anëtarëve të Këshillit për reforma në sektorin e gjyqësorit  
     
 

28.07.2017

 
 

Ministri i Drejtësisë i njoftoi anëtarët e Këshillit me aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që janë ndërmarrë në drejtim të realizimit të prioriteteve urgjente reformuese.

Njëkohësisht, theksoi rolin e Këshillit për reforma si trup këshillëdhënës, detyra primare e të cilit është diskutimi për vendimet më të rëndësishme për çështjet juridike nga Strategjia për reforma të sektorit të gjyqësorit në proces nga draft versioni punues deri në miratimin e saj përfundimtar, si dhe për zgjidhjet ligjore që do të rrjedhin nga e njëjta.

Ministri i Drejtësisë i tregoi pritjet e Ministrisë së Drejtësisë dhe potencoi mundësinë që vetë Këshilli të nxirtë pyetje, ndryshime ligjore, si dhe të definon praktikat më të mira për tejkalimin e të gjitha problemeve dhe dilemave të hapura në sektorin e gjyqësorit. Çdo temë për të cilën konsiderohet se është e rëndësishme për reformat në sferën e gjyqësorit është e nevojshme të aktualizohet dhe të iniciohet shqyrtim.

Mendimet dhe drejtimet e Këshillit për reforma do të prezantohen në grupet punuese operative dhe në seancat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Ministri theksoi se Këshilli do të ketë detyrë kyçe në vëzhgimin e aktiviteteve që do të rrjedhin nga realizimi i Strategjisë dhe nga Plani saj aksional për 5 vitet e ardhme.

Pas shkëmbimit të mendimeve të anëtarëve të Këshillit dhe diskutimit mbi situatën u kufizua kompetenca e Këshillit për reforma të sektorit të gjyqësorit nga realizimi i Planit për prioritetet urgjente reformuese dhe u vërtetua dinamika e punës së Këshillit, për të cilën gjë publiku do të njoftohet në mënyrë plotësuese.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk