Takim Osmani Saliji: MAQEDONIA U BË ANËTARE E AGJENCIONIT PËR TË DREJTA FUNDAMENTALE TË BE-së (FRA)  
     
 

07.08.2017

 
 

Sot me rastin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Agjencinë e të Drejtave Fundametale (FRA) të Bashkimit Evropian, në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, u realizua takim mes Zëvendëskryeministrit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe Ministrit të Drejtësisë Bilen Saliji. Para fillimit të takimit, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ministri Saliji kishin deklaratat e tyre para mediave.

 

  

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, theksoi se kyçja e Republikës së Maqedonisë në punën e këtij agjencioni si trup i vetëm e cila merret me respektimin e të drejtave të njeriut në Bashkimin Evropian, korrespondon me procesin euro-integrues të Qeverisë dhe aktivitetet e harmonizimit të legjislacionit të maqedonisë me atë evropian. Në këtë mënyrë, Republika e Maqedonisë, si vendi i vetëm nga vendet kandidate për anëtarësim, do të ketë këqyrje të drejtpërdrejtë në punën e Agjencisë dhe mundësi që standardet dhe praktikat evropiane t`i transferon në kornizën vendase legjislative dhe institucionale deklaroi Saliji. Ai shtoi se, pjesa më e madhe e detyrimeve financiare të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në agjencion janë siguruar si grante nëpërmjet IPA-s nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, ndërkaq pjesa tjetër prej 20% do ta sigurojë Ministria e Drejtësisë. 

 

 

Anëtarësimi në këtë forum nuk është një ngjarje e izoluar që ndodhi përnjëherë, por është kulmi i një procesi të filluar qysh në vitin 2008, kur si shtet kërkuam edhe formalisht të bëhemi anëtar i kësaj agjencie prestigjioze. Ndërkohë, u ndeshëm me bllokada të shumta, por ja që përfundimisht e zhbllokuam procesin për tu bërë pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm evropian theksoi Zëvendëskryeministri Bujar Osmani para fillimit të takimit, duke shtuar se kjo ngjarje tregon përkushtimin e Qeverisë për ta përafruar vendit drejt Bashkimit Evropian në të gjitha nivelet e mundshme.

 

Në vazhdim, Zëvendëskryeministri Osmani vlerësoi anëtarësimin në Agjencinë për të Drejta Fundamentale të BE-së si hap të rëndësishëm nga ana e Bashkimit Evropian, e cila është drejt vizibilitetit të perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë. Kjo aq më tepër po të kihet parasysh se aktualisht Republika e Maqedonisë është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE që fiton të drejtën e pjesëmarrjes në punën e Agjencisë Evropiane të të Drejtave Fundamentale të Unionit shtoi Osmani.

 

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk