Takim koordinues me të gjithë institucionet përkatëse, organizatat dhe shoqatat si dhe me grupin e punës në lidhje me Strategjinë për reforma  
     
 

29.08.2017

 
 

Në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë u realizua Takim i dytë koordinues me të gjithë institucionet përkatëse, organizatat dhe shoqatat si dhe me grupin e punës në lidhje me Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit.

Takimin e hapi  dhe e udhëhoqi   Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji duke i ftuar të pranishmit në takim që të japin kontribut të sinqertë dhe konstruktiv për reformën,  në një mënyrë që të gjitha vërejtjet, sugjerimet, hulumtimet, mendimet dhe qëndrimet e tyre t'ia paraqesin grupit të punës.

 

Kryetarja i grupit të punës për hartimin e Strategjisë për reforma  sektorin e gjyqësorit, Prof.  Dr. Ana Pavlovska- Daneva, shkurtimisht prezantoi Draft-Strategjinë për reformat e sistemit gjyqësorë paraprakisht e dërguar deri te pjesmarësit, ku u theksua se janë marë parasyshë vërejtjet dhe propozimet e tyre të dërguara në fazën përgaditore. Pjesë e këtyre vërejtjeve јanë të shënuara në Draft-Strategjinë, kurse pjesët tjera do të shtohen në vendimet e ardhëshme.

Pjesmarësit e përshëndetën mënyrën e përgaditjes dhe miratimit të Draft-Strategjisë, I përmbajtën vendimet e propozuara dhe gjithashtu dhanë sugjerime shtesë dhe propozime për përmbajtjen e saj.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk