Në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë u mbajt takimi i katërt i Këshillit për reformën e sektorit gjyqësor  
     
 

06.09.2017

 
 

 

Në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë u mbajt takimi  i katërt i Këshillit për reformën e sektorit gjyqësor,   të cilin tërësisht u pranua  Draft  Strategjia për reformën e  sektorit gjyqësor  me Planin  Aksional, të përgatitura nga Grupi  Punues pranë Ministrisë së Drejtësisë.

 Anëtarët e Këshillit i dhanë vërejtjet përfundimtare dhe konkrete në drejtim të përmirësimit të përmbajtjes së Draft – Strategjisë dhe Planit Aksional dhe i rekomanduan Grupit Punues dhe Ministrisë së Drejtësisë të fillojnë me prezantimin  e tyre publik. Qëllimi është të njoftohet opinioni i gjerë me këto draft – dokumente dhe të mundësohet hapësirë për propozime, vërejtje dhe plotësime nga të gjitha palët e interesuara në procesin e finalizimit të tyre.

 Këshilli dha rekomandim, pas përfundimit të këtyre aktiviteteve, të vazhdohet me procedurën e miratimit të Draft – Strategjisë me Planin  Aksional, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

 Këshilli për reformimin e sektorit gjyqësor  ka hapur  disa çështje të rëndësishme që kanë për qëllim t`ua kthejnë drejtësinë që u është marrë qytetarët dhe gjatë periudhës së ardhme para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të propozon masa dhe veprime serioze me të cilat do t`u kthehet besimi i qytetarëve në sistemin e gjyqësorit.
 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk