Prezantim publik i Draft Strategjisë për reformat në sektorin e gjyqësorit me Planin e Veprimit për periudhën 2017 - 2021  
     
 

12.09.2017

 
 

Grupi punues për përgatitjen e Draft Strategjisë për reformat në sektorin e gjyqësorit pranë Ministrisë së Drejtësisë, në Ohër mbajti takim pune ku u prezantua Draft Strategjia për reformat në sektorin e gjyqësorit me Planin e Veprimit

Qeveria ka vendim të bindshëm dhe konsensus politik për reforma vendimtare në sektorin e gjyqësorit në drejtim të kthimit të besimit të qytetarëve në sistemin e gjyqësorit, përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët, qeverisjen e plotë të së drejtës dhe instalimin e meritokracisë në këtë sektor theksoi Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji gjatë fjalimit të tij para mediave. Për këtë qëllim u bëri thirrje partive, posaçërisht atyre të opozitës, të japin përkrahjen e tyre në përgatitjen dhe miratimin e të gjitha projekteve të ardhshme ligjore që burojnë nga kjo Strategji e të cilat janë në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë takim mori fjalën e tij edhe Zëvendës Ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski i cili në veçanti u ndal në mënyrën se si u bë formimi dhe përpunimi i këtij Drafti të Strategjisë. E potencoi rëndësinë e inklusivitetit të fellës profesionale dhe publikut të përgjithshëm në procesin e krijimit të Draft Strategjisë dhe theksoi angazhimin për transparencë të plotë ndaj publikut në periudhën e ardhshme.

Në fund, kjo ende është një draft, ne angazhimin tonë që të jemi të hapur për publikun, plotësisht do ta respektojmë edhe gjatë periudhës së ardhme. Së pari, këtë Strategji së bashku me Planin për Veprim do ta publikojmë në faqen e internetit të ministrisë si dhe në Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik (ENER), që nuk ka qenë praktikë deri më tani. Gjatë njëzet ditëve të ardhshme i gjithë publiku do të mund ta lexojë, analizojë dhe të jep sugjerimet e veta për këtë dokument të rëndësishëm. Pasi që do t`i përpunojmë këto sugjerime, kjo do të hyjë në procedurë qeveritare, por parimi i inkusivitetit nuk përfundon këtu. Nga kjo Strategji do të burojnë shumë zgjidhje ligjore prej të cilave më të rëndësishmet janë ligjet kyçe sistematike si: Ligji për Gjykatat, Ligji për Prokurorinë Publike, Ligji i Këshillit Gjyqësor, Ligji i Këshillit të Prokurorëve Publik theksoi Zëvendës Ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski.

Në takim, Kryetarja e Grupit Punues, prof. Dr. Ana Pavlovska Daneva prezantoi esencën e Draft Strategjisë, duke potencuar kahet kyçe dhe konkrete për reformat e sektorit të gjyqësorit. Pavarësia dhe paanshmëria, përmirësimi i cilësisë së institucioneve që e përbëjnë sektorin e gjyqësorit, përgjegjësia, efikasiteti dhe transparenca, ishin parimet udhëheqëse që u cekën gjatë krijimit të këtij dokumenti strategjik. Në fund, potencoj se është e pamundur që shkurtimisht të shpjegohen të gjitha masat e dhëna në këtë dokument prandaj, Ju ftoj ta shikoni, lexoni dhe analizoni atë, ndërsa në periudhën e ardhshme Grupi Punues do të jetë në dispozicion për të dëgjuar dhe aty ku është e adekuate për t`u zbatuar sugjerimet eventuale të publikut të gjerë tha prof. Dr. Ana Pavlovska Daneva.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk