Takim i Këshillit për reforma në sektorin e gjyqësorit  
     
 

26.09.2017

 
 

Sot, në Ministrinë e Drejtësisë u mbajt takimi i psetë i Këshillit për reforma në sektorin e gjyqësorit ku u shqyrtuan Propozim – Ligji për amnisti, Propozim – Ligji për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim – Ligji për pezullimin e Ligjit të këshillit për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për gjykatësit.

Këshilli e pranoi idenë për miratimin e këtyre ligjeve dhe përfundoi, Propozim – Ligji për amnisti të shqyrtohet përsëri nga ky trup, pasi që i njëjti ende është në këqyrje nga ana e publikut dhe nuk përjashtohen ndryshime plotësuese mbi bazë të vërejtjeve dhe sugjerimeve eventuale të mundshme. Në kuadër të takimit të anëtarëve të Këshillit për reforma në sektorin e gjyqësorit u hap edhe çështja për “ rastet e montuara politike”. Mendimi i anëtarëve të këshillit është në drejtim të miratimit të rregullës me të cilën do të rregullohet kjo çështje, si dhe gjetja e zgjidhjes për mënyrën me të cilën do të vërtetohet nëse ndonjë rast i ndjekjes penale do të paraqesë çështje të hapjes së serishme të procesit gjyqësor.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk