Takim: Saliji – Jazbec  
     
 

02.10.2017

 
 

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, Millan Jazbec ku u potencua angazhimi i Ministrisë së Drejtësisë  për afrimin sa më të shpejtë drejt marrjes së ftesës së pakushtëzuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Në këtë kontekst, ministri Saliji e informoi ambasadorin Jazbec për aktivitetet vijuese që po i ndërmerr Ministria e Drejtësisë në drejtim të zbatimit të prioriteteve reformuese në sferën e gjyqësorit me theks të veçantë në përpjekjet për t`ua kthyer besimin e plotë qytetarëve në shtetin ligjor dhe në qeverisjen e së drejtës.

Ministri Saliji mori përkrahjen e plotë nga ambasadori Jazbec në përpjekjet për zbatimin e të gjitha aktiviteteve që janë të domosdoshme për integrimin sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim mes Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Maqedonisë në sfidat që e presin vendin.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk