Takim Saliji Gerberich  
     
 

04.10.2017

 
 

Sot, Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji realizoi takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Thomas Norbert Gerberich, ku u bisedua për aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë që kanë të bëjnë me zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese.

Në këtë kontekst, ambasadori Gerberich shprehi respekt për detyrat që po ndërmerr ministria të cilat kanë për qëllim integrimin sa më të shpejtë euro atlantik të vendit dhe siguroi se, me emërimin e tij si ambasador i R. së Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, nuk do të ketë ndryshime sa i përket mbështetjes së Gjermanisë që në vazhdimësi ia ofron Maqedonisë.

Ai theksoi se reformën që duhet ta zbatojë Ministria e Drejtësisë, e e cila është e bazuar në përputhje me raportet e Pribe-së, është shumë e rëndësishme, por edhe se është e nevojshme kohë për realizim.

Për këtë jemi të vetëdijshëm, por Ministria e Drejtësisë gjatë aktiviteteve të veta udhëhiqet në përputhje me dinamikën në Planin 3-6-9 të Qeverisë së RM-së. Qëllimi i ministrisë është zbatimi cilësor i obligimeve të parashikuara në gjyqësorin e të cilat do të mundësojnë kthimin e shtetit ligjor. Të gjithë këtë e bëjmë kryesisht në mënyrë transparente duke i përfshirë të gjitha palët e prekura- deklaroi ministri Saliji.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk