Ministri Bilen Saliji në takim me kreun e misionit të OSBE/ODIHR  
     
 

09.10.2017

 
 

Sot, Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji realizoi takim me kreun e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë, Audrey Glover  dhe analisten ligjore Marla Morry.

Gjatë takimit u bisedua për procesin aktual zgjedhor, për rëndësinë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR në drejtim të organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të drejta dhe të besueshme dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor.



Ministri Saliji theksoi qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë se Maqedonia padyshim ka nevojë për zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe se sipas kompetencave që ka, kjo ministri vepron ekskluzivisht duke respektuar rregullativën ligjore. Të dy palët shkëmbyen pikëpamje edhe për çështjet lidhur me Listën zgjedhore dhe për mbrojtjen kundër keqpërdorimit të mjeteve buxhetore në procesin zgjedhor. Në këtë drejtim, ministri Saliji informoi se Qeveria ka miratuar Udhëzim për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve të tjera të administratës shtetërore dhe organizatat administrative gjatë procesit zgjedhor, me çka zvogëlohet mundësia për keqpërdorim të mjeteve buxhetore dhe pozitës së institucioneve shtetërore.

Përfaqësuesit e misionit vëzhgues OSBE/ODIHR së bashku me ministrin Bilen Saliji dhe zëvendësministrin Oliver Ristovski shprehën gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen, me qëllim që në mënyrë adekuate t`u përgjigjet nevojave për përmbushjen e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk