Ministri I drejtësisë z.Bilen Saliji siguroi mbështetje të lartë nga përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit Amerikan  
     
 

30.11.2017

 
 

Sot Ministri Saliji priti në takim zyrtarë znj.Judith Welling-Këshilltare për gjyqësi, në Departamentin e Shtetit të SHBA- ve, INL Byro, Zyra për ndihmë juridike penale dhe partneritet  dhe znj. Victoria Bonasera- Zyrtare programore, në Departamentin e Shtetit të SHBA- ve, INL Byro, Zyra për Evropë dhe Azi  të cilat fillimisht i falemenderoi për kontributin e vazhdueshme të Shtetit Amerikan në Maqedoni.

Përfaqësueset e Departamentit të Shtetit Amerikan u interesuan për reformat në sitemin e gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë dhe se cilat janë aktivitetet e ardhëshme në të cilët do të përqëndrohet Ministria e drejtësis.

Ministri Saliji potencoi angazhimin si dhe aktivitetet vijuese të Ministrisë së drejtësisë për zbatimin e reformave në sektorin e gjyqësorit dhe njoftoi përfaqësueset e Departamentit të Shtetit Amerikan se Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për përgaditjen e Strategjisë për reforma në sektorine gjyqësorit, strategji e cila është e bazuar në Rekomandimet e Pribes, Komisionit të Venecias , Grekos si dhe organizatave tjera joqeveritare.

Ministri Saliji siguroi se aktivitetet e Ministrisë së drejtësisë janë transparente dhe gjithëpërfirëse me opinionin.

Përfaqesueset e departamentit të shtetit Amerikan përshëndetën aktivitetet e ndërmarra të Ministrisë së Drejtësisë në drejtim të përmbushjes së reformave të parashikuara në gjyqësorin të cilat janë pjesë e planit 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisëe dhe zotuan se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë për zbatimin e reformave në sektorin e gjyqësorit.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk