Brifing me përfaqësuesit e mediave në Ministrinë e Drejtësisë: Transparent dhe llogaridhënës për çështjet që prekin publikun e gjerë  
     
 

01.12.2017

 
 

Në kuadër të brifingut me përfaqësuesit e mediave, sot në Ministrinë e Drejtësisë, redaktorët dhe gazetarët e pranishëm u njoftuan me aktivitetet aktuale të ministrisë, si dhe me të gjitha ndodhitë aktuale që janë në kompetencë të këtij institucioni. Në brifingun morën pjesë Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, Zëvendës Ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, Sekretari Shtetëror, Zulfi Adili, Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviq, përfaqësues të shërbimeve profesionale në ministri, si dhe prof. Ana Pavlovska Daneva, si përfaqësuese e Grupit punues që përgatiti Strategjinë për reformat në sektorin e gjyqësorit për periudhën 2017 – 2022 me Planin e Veprimit.

Ministri Saliji, i informoi përfaqësuesit e pranishëm të mediave se, Ministria e Drejtësisë  edhe në të ardhmen do të vazhdojë të punojë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse, me qëllim që, mediat dhe qytetarët në vazhdimësi të njoftohen për të gjitha çështjet për të cilat është i interesuar publiku  i  gjerë. 

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk