Ministria e Drejtësisë vazhdon me punën transparente: për publikun janë në dispozicion dokumente, informacione dhe të dhëna të reja  
     
 

05.12.2017

 
 

Ministria e Drejtësisë njëkohësisht nga parimi i transparencës, në ueb faqen e saj ka publikuar dokumente, informacione dhe të dhëna të reja që janë në dispozicion për gjithë opinionin.

Në internet faqen e Ministrisë së Drejtësisë për herë të parë mund të gjenden informacione për Buxhetin e ministrisë, raporte nga revizioni, rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës dhe rregullorja për organizimin e brendshëm, lista e të gjithë personave të punësuar në institucion me telefonat zyrtar dhe postën elektronike zyrtare. Gjithashtu për herë të parë, për opinionin janë në dispozicion informacione që kanë të bëjnë me mbrojtjen e denoncuesve (informatorëve), personi i autorizuar për denoncim të mbrojtur të brendshëm dhe Rregullorja për denoncim të mbrojtur të brendshëm, si dhe të dhëna për oficerin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përskaj dokumenteve dhe informacioneve të reja të cekura, në ueb faqen e ministrisë në dispozicion është plani për furnizime publike, organi grami për organizimin e brendshëm, tekste të konsoliduar të ligjeve dhe akteve nën ligjore, formularë që i shfrytëzojnë qytetarët gjatë parashtrimit të shkresave në ministri për realizimin e të drejtave të tyre dhe formularët e kërkesave të qytetarëve për dhënien e akteve reale, lista e informacioneve me karakter publik dhe personi përgjegjës për informacione me karakter publik, lista e regjistrave dhe kontakti nga ministria për informacione gjenerale. Gjithashtu publikisht janë në dispozicion edhe biografitë e ministrit, zëvendës ministrit dhe sekretarit shtetëror, ndërsa opinioni mund të njoftohet me aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Drejtësisë përmes njoftimeve që vendosen në ballinën e ueb faqes zyrtare të ministrisë.

Linqet e dokumenteve.

 

 

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
-->
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk