Ministri I drejtësisë priti në takim protokolar komesarin për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës z. Nils Muiznieks  
     
 

01.02.2018

 
 

Sot në hapsirat e Ministrisë së drejtësisë u zhvillua takim protokolarë ndërmjet Ministrit të drejtësisë z.Bilen Saliji dhe komesarit për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës z. Nils Muiznieks.

Ministri Saliji falemenderoi z.Muizinieks për vizitën, dhe gadishmërinë për ndihmë të vazhdueshme që Këshilli I Evropës I jep Republikës së Maqedonisë.

Z. Muiznieks shprehu interesim të veçantë në lidhje me Krijimin e një mekanizmi të pavarur të mbikqyrjes policore, si dhe për ligjin për amnisti.

Temë diskutimi gjthashtu ishte edhe procesi I lustrimit dhe ekzekutimi I aktgjykimeve të gjykatave evropiane për të drejtat e njeriut.

Saliji siguroi komesarin Muiznieks se Ministria e Drejtësisë është e hapur për çdo bashkëpunim dhe se është e gatshme për të punuar në drejtim të përmirësimit të kushteve për tu harmonizuar me rekomandimet që vijnë nga këshilli I Evropës.

 

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk