Debat publik për Propozim Ligjin për përmbarim dhe Propozim Ligjin për Noteri  
     
 

02.02.2018

 
 

Në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, nën udhëheqjen e ministrit të drejtësisë z.Bilen Saliji u organizua debat publik për Propozim Ligjin për përmbarim dhe Propozim Ligjin për Noteri.  

Ky debat, për herë të parë i llojit të tillë u organizua me qëllim të definimit të disa çështjeve të hapura në lidhje me këto ligje, por edhe me qëllim të transparencës dhe marrjes së mendimeve nga të gjithë palët e prekura nga dispozitat që bartin në vete këto dy ligje. Po ashtu, qëllimi i këtij debati publik ishte në interes të gjetjes së dispozitave ligjore sa më kualitative që do të ofrojnë shërbime më të volitshme në rend të parë për qytetarët e më pas edhe për të gjithë subjektet tjera në vend.  

Ministri i drejtësisë në hapje të takimit njoftoi për përkushtimin Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së drejtësisë për shërbime sa më cilësore në procedurat e përmbarimit dhe noterisë, por edhe të rritjes së sigurisë juridike në vend. Ministri Saliji, kërkoi nga të gjitha palët që janë të prekura nga këto ligje të jenë më të arsyeshëm dhe të mendojnë për interesat e qytetarëve në rend të parë, e jo interesat e tyre të ngushta, si dhe të njëjtat dispozita të jenë në pëputhshmëri me standardet evropiane.  

Në këtë debat morën pjesë edhe përfaqësues të ministrive tjera si Ministresha për Punë dhe politikë sociale, përfaqësues të Ministrisë së ekonomisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë për punë të brendshme dhe resorëve tjerë ekonomik. Poashtu në këtë takim kontributet dhe mendimet e tyre patën rastin t’i japim edhe përfaqësues të Dhomës së përmbaruesve, dhomës së noterëve dhe përfaqësues të tjerë nga sektori i biznesit dhe të ndërmarrjeve tjera publike në vend.  

Gjatë këtij debati, të pranishmit dhanë mendimet dhe qasjet e tyre në lidhje me propozim tekstet e ofruara nga Ministria e drejtësisë në lidhje me Ligjin për pëmbarim dhe Ligjin për noteri, kurse nga ministria u zotuan se do t’i marrin parasysh të gjitha propozimet dhe në afat sa më të shkurtër të mblidhen grupet punuese për ligjet përkatëse dhe të sjellin propozime sa më cilësore dhe në dobi të qytetarëve.

 

 

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk