Ministria e Drejtësisë e RM dhe Shoqata e Gjyqtarëve të RM, organizuan debat profesional për Ligjin për gjykatat dhe Ligjin për këshillin gjyqësor  
     
 

02.02.2018

 
 

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë, organizuan debat profesional për Ligjin për gjykatat dhe Ligjin për këshillin gjyqësor.

Qëllimi i këtij debati është për të debatuar për një shtrirje  ndryshme të mundshme të Këshillit Gjyqësor  në përputhje me praktikat më të mira dhe nevojat e RM, duke marrë parasysh vërejtjet  e deritanishme të opinionit publik dhe profesional, posaçërisht vërejtjet që dolën nga fella gjyqësore – të shprehura në disa forume të diskutuara në formë të konkluzioneve të organizuara nga ana e  Shoqatës së  gjyqtarëve, si dhe vërejtjet e  Priebe-së, konkluzionet e Komisionit të Venedikut  të Këshillit të Evropës dhe raportit të  fundit të Komisionit Evropian për përparimin e RM.

Ministri Saliji theksoi se obligimi  i Ministrisë së Drejtësisë është që në pjesën e gjyqësorit të vazhdojnë reformat, sipas vërejtjeve të bëra nga partnerët tanë evropianë. Pikërisht këto ishin arsyet për përgatitjen dhe miratimin e Strategjisë kombëtare për reforma në sektorin e gjyqësorit,  në të cilën vëmendje të konsiderueshme i përkushtohet  pikërisht funksionimit  dhe shtrirjes së Këshillit Gjyqësor.

Ministri Saliji tha se Qeveria është plotësisht e përkushtuar  për integrimin euro-atlantik të vendit tonë dhe për këtë qëllim ka miratuar  Planin 3-6-9.

Në kuadër të  këtij plani Ministria e Drejtësisë ka përgatitur Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillin gjyqësor të RM dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk