Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, realizoi takim me përfaqësuesit e Projektit VINPRO III  
     
 

08.02.2018

 
 

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, realizoi takim me përfaqësuesit e Projektit VINPRO III. Në takim ministri i informoi përfaqësuesit e Projektit VINPRO III për përgatitjen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve , i cili gjendet në procedurë parlamentare.

 

Gjithashtu, Ministri Saliji falënderoi për mbështetjen e deritanishme dhe aktivitetet e shumta të ndërmarra në kuadër të këtij projekti në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve, i cili përfundon në dhjetor të këtij viti. Theks i veçantë u vu në rëndësinë e sigurimit të qëndrueshmërisë së projektit duke përcaktuar aktivitetet e ardhshme që do të vazhdojnë me zbatimin pas përfundimit të projektit. Përfaqësuesit e Projektit paraqitën dokumentet për qëndrueshmëri dhe për të njëjtat morën mbështetje të plotë nga Ministria e Drejtësisë.

 

 

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk