Nryshime në Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik  
     
 

09.02.2018

 
 


Sot në Ministrinë e Drejtësisë u mbajt një takim ku u përcaktua  nevoja për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për qasje të lirë në informacione  publike. Në këtë takim i pranishëm ishte Ministri i Drejtësisë z.Bilen Salijit, gjithashtu edhe  Kryetari dhe zëvendës Kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik,  Gjorgji Sllamkov dhe Blerim Iseni. Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin edhe përfaqësues të grupeve të interesit si: organizata joqeveritare, përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe punëtorë mediatik.

Në këtë takim ndër të tjera Ministri Saliji u shpreh se në përputhje me Konkluzionin  e  Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, së shpejti do të formohet një grup pune për të shqyrtuar të gjitha propozimet e arritura për ndryshime të ligjit në fjalë, të cilat në  Ministrinë  e Drejtësisë i kanë dorëzuar OJQ-të dhe Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik  pas mbajtjes së debatit publik për ndryshime të mundshme të  Ligjt në fjalë, që u realizua para fundit të vitit të kaluar.

Gjithashtu në takimin e sotëm u tha se me këto ndryshime do të arrihet të përmirësohet  zbatimi i ligjit dhe do të rritet  transparenca  në punën e institucioneve. Njëkohësisht ministri Saliji ne fjalën e tij theksoi se aktivitetet në fjalë konfirmojnë edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  për  transparencë  në informimin pa pengesë të qytetarëve rreth punës së saj  dhe të institucioneve të tjera në vend.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk