Pritet marrëveshje me Kazakistanin për ekstradimin e të dënuarve  
     
 

06.03.2018

 
 

Në Ministrinë e Drejtësisë, ministri Bilen Saliji priti në takim zyrtar një delegacion nga Kazakistani.

 Temë e takimit ishte shqyrtimi i përbërjes së marrëveshjes që pritet të nënshkruhet së shpejti mes dy vendeve e që i dedikohet ekstradimit të dënuarve në këto dy shtete.

Delegacioni nga Kazakistani pas takimit me ministrin Saliji, do të vazhdojë punimet me grupin e punës nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë për të bërë një analizë të detajuar lidhur me të gjitha proceset ligjore që përfshin akti i ekstradimit.

Ndër të tjera do të bëhet verifikimi i pikave që do të përmbajë marrëveshja ku përfshihen, negociatat për transferimin e personave të dënuar dhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën penale.

Pasi të shqyrtohen në detaje të gjitha pikat e marrëveshjes pritet që ky dokument të nënshkruhet nga të dyja palët në një afat kohor të shkurtër.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk