Reformat e Ministrisë së Drejtësisë sipas planit 3-6-9  
     
 

07.03.2018

 
 

Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u realizua takimi i radhës mes ambasadorëve të BE-së dhe përfaqësuesve më të lartë të Qeverisë së Maqedonisë. Ecuria e dinamikave të paracaktuara në planit 3-6-9, ishin tema qendrore e diskutimeve të pjesëmarrësve.

 

Pjesë e panelit diskutues ishte edhe ministri i drejtësisë Bilen Saliji, si drejtuesi i një prej dikastereve qeveritare më të ndjeshme dhe me peshë në proceset euro - integruese të vendit. Në fjalën e tij ,mistri Saliji ndër të tjera theksoi se : ``Një nga reformat kyçe që kemi punuar gjatë periudhës së kaluar është Strategjia për reformën e sektorit të gjyqësorit me planin e veprimit 2017-2022, në të cilën janë inkorporuar masa dhe aktivitete për vendosjen e një sistemi gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe profesional në Republikën e Maqedonisë. Strategjia, si një dokument gjithëpërfshirës dhe i detajuar, paraqet një udhërrëfyes për lëvizjen e reformave në sektorin е gjyqësorit.

 

Parimet mbi të cilat bazohet strategjia janë pavarësia dhe paanshmëria, veçanërisht në lidhje me zgjedhjen, vlerësimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, duke u bazuar në kritere objektive dhe matëse, buxhetin gjyqësor të pavarur dhe të qëndrueshëm, përmirësimin e kushteve të punës së gjyqtarëve dhe nëpunësve gjyqësorë, eliminimin e mundësisë së abuzimit gjatë shpërndarjes elektronike të lëndëve gjyqësore.``

 

Ai, gjithashtu shprehu vendosmërinë për të vijuar punën konform rekomandimeve të Komisionit Evropian, Komisionit të Venedikut dhe GREKO-s, si dhe rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për qeverisjen e të drejtës.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk