Dorëzimi i Licencave të para për trajnues të ndërmjetësuesve  
     
 

06.03.2018

 
 

Sot, në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë, kryetari i Këshillit për siguri, monitorim dhe vlerësim të cilësisë së punëve të ndërmjetësimit, Prof. Dr. Marko Andonov, ua dorëzoi Licencat e para për trajnues të ndërmjetësuesve, Roza Aleksova, Jelisaveta Georgieva Jovevska, Zoran Vuçev, Iliija Manasiev dhe Sllave Mlladenovski.

Në sistemin tonë juridik ekziston rregullativë ligjore e cila e njeh ndërmjetësimin si një mënyrë për zgjidhjen e konstesteve jashtë gjykatave.

Roli i trajnuesve është sipas programeve të akredituara të zbatojnë trajnimet për të gjithë ata kandidatë të cilët konsiderojnë se posedojnë cilësi dhe karakteristika të merren me ushtrimin e çështjeve të ndërmjetësimit. Trajnuesit gjenden para sfidës së kandidatëve të cilët do t`i ndjekin trajnimet për ndërmjetësues, të sigurojnë krijimin e personalitetit të ndërmjetësuesit si person i paanshëm dhe neutral, i cili posedon shkathtësi dhe teknika komunikimi, përmes së cilave do t`i nxitë palët në kontest që përmes rrugës së negociatave të njohin interesin e ndërsjellët për zgjidhjen e kontestit përmes marrëveshjes.

Roli i ndërmjetësuesit është që t`u ndihmojë palëve të kundërshtuara në kontest, të arrijnë në vendim me kompromis, në të cilin vendim do të përmbahen interesat e tyre të përbashkëta, nevojat dhe të drejtat e tyre.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk