Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji mori pjesë në hapjen e punimeve të Forumit të Pestë Rajonal për Sundimin e së Drejtës në Evropën Juglindore  
     
 

16.03.2018

 
 

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë, Bilen Saliji, sot mori pjesë në hapjen e punimeve dyditore të Forumit të Pestë Rajonal për Qeverisjen e të Drejtës në Evropën Juglindore. Ministri Saliji në fjalën e ti u shpreh se reformat në legjislacionin vendor, organizimi i sistemit, qasja në ligj - bërjen, paraqesin domosdoshmëri reale dhe juridike.

Gjithashtu Ministri Saliji duke ju referuar edhe raporteve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila në Maqedoni disa herë ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut, hetim joefikas të rasteve për torturë, apo trajtim çnjerëzor, foli për disa nga masat konkrete të ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë ku ndër të tjera u shpreh: “Kam nderin t'Ju informoj se, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, u kujdes që ajo që ishte si ide në kuadër të projektit të mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, të realizohet tani, në një paketë ligjesh për përforcimin e mekanizmit të jashtëm kontrollues të punës së policisë dhe policisë së burgjeve. Një pjesë e paketës së ligjeve veç më është miratuar nga ana e Kuvendit. Sinqerisht, shpresoj se së shpejti, mbështetje për miratim, do të fitojnë edhe pjesa tjetër e ligjeve, për miratimin e të cilave është e nevojshme dy e treta e shumicës në Kuvend”. Në fund të fjalës së tij, ministri Saliji, u shpreh se organizime të tilla sigurisht që inkurajojnë forcat krijuese në sferën e praktikës, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive duke mundësuar kështu një kontribut të përbashkët në përmirësimin e respektimit të të drejtave të njeriut në rajon.

 
     
   
     |   Arkivi i risive  
 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk