SEKTORI PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR JURIDIK

Ky sektor, si pjesë e obligimeve të shumta të tij, e përcjell edhe rendin juridiko – ndërkombëtar dhe përgatit propozime për ngritje të procedurës për nënshkrimin dhe ratifikimin e instrumenteve ndërkombëtare – juridike nga fushat në të cilat Ministria e Drejtësisë ka kompetencë primare, me analizë të mëparshme të normave ligjore të RM-së.

Në këtë mënyrë, Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik kontribuon në procesin e harmonizimit të legjislacionit së vendit me standardet e UE-së dhe rendit juridik ndërkombëtar, gjatë së cilës efekti përfundimtar i harmonizimit arrihet me ngritjen e procedurës për ndryshime dhe plotësime adekuate të ligjeve në RM. Megjithatë, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të vendit nuk bëhen me çdo kusht. Ekzistojnë disa karakteristika të rendit juridik vendor, të cilat janë pjesë e traditës së vendit dhe si institute juridike të cilat funksionojnë mirë janë të rrënjëzuara thellë në vetëdijen e kombit. Për këtë shkak, aty ku është e mundur, shfrytëzohet e drejta e rezervave adekuate, thëniet, deklaratat, të cilat RM i ve në instrumentet ndërkombëtare të cilat i ratifikon.

Gjatë punës shumëvjeçare në këtë fushë, Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik u zhvillua nga një bartës i ratifikimeve të para “pionerë” të cilat RM i bëri në fillim të ekzistimit të saj sovran, deri në ekip të praktikantëve gjithnjë të fokusuar kah arritja e përkryerjes juridike në procedurat për ratifikim të cilat sektori i ngrit.

 



INSTRUMENTE TË RATIFIKUARA NDËRKOMBETARE NGA KOMPETENCA E MINSITRISË SË DREJTËSISË

 
 

(c) Copyright 2005, Ministry of Justice of the Republic of Macedonia, Ul. Jurij Gagarin 15, 1000 Skopje, e-mail: contact@mjustice.gov.mk